Pasioni për parfumet, në sasinë e duhur.
Dekante nga shishja origjinale e parfumeve më të mira në botë. Provoje aromën disa ditë në lëkurë, pa blerë shishen e plotë.
Për kë e kërkon?
Të gjitha parfumetMë të shiturat
Aromat që porositen më shpesh.
Prurjet e reja
Parfumet e fundit që sapo i kemi hapur.
Si funksionon
-
Zgjidh parfumin dhe sasinë
Nga 2 ml për ta provuar disa ditë, deri në 10 ml për ta veshur çdo ditë.
-
E mbushim nga shishja origjinale
Parfumi merret me kujdes me një shiringë të posaçme dhe hidhet në një provëz qelqi me spërkatës.
-
Ta sjellim për 1–2 ditë
Dërgojmë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Paguan kur e merr porosinë.
Pyetje të shpeshta
Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj në Instagram.
A janë parfumet origjinale?
Po. Dekantet mbushen vetëm nga shishe autentike të parfumeve.
Si përgatitet një dekant?
Parfumi merret me kujdes me një shiringë të posaçme nga shishja origjinale dhe mbushet në një provëz qelqi me spërkatës.
Për sa kohë vjen porosia?
Zakonisht për 1–2 ditë. Para se ta nisim, të telefonojmë për ta konfirmuar.
Si paguaj?
Me para në dorë, kur korrieri ta sjell porosinë.
Sa spërkatje ka një dekant?
Një spërkatje është rreth 0,1 ml. Një dekant 2 ml jep rreth 20 spërkatje, ndërsa 10 ml rreth 100.
Ku dërgoni?
Në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.